Tuesday, 21. April 2026
Sport

Nënshkruhet memorandumi për fuqizimin e xhudos dhe projektin “Prishtina 2030”

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, priti në takim krerët e xhudos kosovare, Agron dhe Driton Kukën, me të cilët diskutoi për ecurinë e programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.

Fokus i veçantë iu dha përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe mundësive për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare në vendin tonë, duke synuar rritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi që garanton mbështetje konkrete për masivizimin e këtij sporti dhe fuqizimin e kapaciteteve trajnuese.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria dhe Federata synojnë të përforcojnë diplomacinë sportive, duke përdorur sukseset e xhudos si mjetin kryesor për promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Teilen: