• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nëse Conte merr drejtimin e Milanit, ky do të jetë super transferimi i parë te Rosonerët

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani i madh po kthehet, zbulohet goditja e parë e Contes si trajner i Rosonerëve.

Antonio Conte është trajneri më i përfolur javët e fundit në mediat sportive, pas zërave për rikthimin e tij në Serie A.

Antonio Conte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.

“TeleLombardia” bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zlatan Ibrahimovic dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.

Conte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.

Mediat italiane kanë shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Contes te Milani.

Conte ia ka kërkuar drejtuesve Rosoner transferimin e Joshua Zirkzee nga Bolonja.

Zirkzee po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 6 asistime në 30 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe kartoni i tij vlerësohet 50 milionë euro.

Në operacion do të përfshihet edhe Saelemakers për të ulur koston e transferimit në San Siro.

Next Post

Enrique flet për të ardhmen e tij te PSG-ja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.