Sunday, 29. March 2026
Futboll

Nëse nuk vjen Bastoni, Barcelona ka planin B: Është vetëm 19 vjeç dhe kushton 60 milionë euro

GS 29/03/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona do të bëjë gjithçka për të transferuar Alessandro Bastonin gjatë merkatos së verës. Vetë qendërmbrojtësi italian ka dhënë pëlqimin e tij për t’u tansferuar te katalanasit, por negociatat me Interin nuk do të jenë aspak të lehta.

Në rast se Bastoni nuk arrihet, Barcelona ka një plan B: Luka Vušković. Kroati 19-vjeçar i transferuar verën e kaluar nga Hajduk Split te Tottenham për 12 milionë euro, por u huazua te Hamburg në Bundesligë, ku ka bërë paraqitje shumë dinjitoze.

Sigurisht që Tottenham do ta rikthejë në skuadër 19-vjeçarin kroat në përfundim të këtij sezoni dhe largimi nga londinezët nuk do të jetë aq i thjeshtë. Vlera në treg e Vušković është 60 milionë euro sipas Transfermarkt dhe vetëm për këtë shifër Totenham do të hiqte dorë prej tij.

Teilen: