• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nesër do t’i gëzojmë llapjanët”, Batatina ka edhe një mesazh për Ilir Dajën e Ballkanin

17/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e nesërme mund të vendosë çështjen e kampionit të Kosovës në futboll. Ballkani dhe Llapi po luftojnë kokë më kokë për titull, dhe këtë luftë të dy skuadrat do ta bëjnë edhe në fushë.

Nesër me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i derbit mes Llapit dhe Ballkanit, dy skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit.

Para ndeshjes për KosovaPress foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se “luanët” e tij nesër do të gëzojnë të gjithë llapjanët.

“Nesër do ta dëshmojnë edhe një herë ‘Legjendat’ dhe Llapi se jemi klubi më i organizuar në Kosovë. ‘Legjendat’ do të dhurojnë spektakël dhe luanët do të bëjnë në fushë nesër luftën sportive dhe ti gëzojmë të gjithë llapjanët”, tha Batatina.

I pyetur se a pret nesër fitore nga skuadra e tij, Batatina u përgjigj: “Do të bëjmë maksimumin me arrit fitore”.

Po ashtu, trajneri i Llapit kishte edhe një mesazh për homologun e tij të nesërm, Ilir Dajën dhe skuadrën e Ballkanit.

“Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do ta japim maksimumin, në fund le të fitoj më i miri”, tha Batatina.

E dimë që edhe në rast fitoreje nesër, Llapi duhet që të shpresojë që Prishtina në xhiron e fundit ta mposht Ballkanin për tu shpallur kampion. Batatina tha se nuk i intereson çka do të ndodhë pasi që ky është futbolli.

“Neve na intereson me bë maksimumin në dy ndeshjet tona. Çfarëdo që të ndodh, ky është futbolli”, tha Batatina.

Për fund, Batatina tha se Prishtina është një klub i madh kur u pyet se nëse do të ketë premi nga Llapi për futbollistët e skuadrës nga kryeqyteti nëse e mposhtin Ballkanin.

“Ajo pjesë i takon kryesisë mu merr me atë gjë, por një e di se Prishtina është klub i madh”, tha Batatina.

Me dy ndeshje të mbetura deri te fundi i këtij sezoni, Llapi zë vendin e dytë në tabelë me 68 pikë, katër sosh më pak se Ballkani në vendin e parë. Të dy skuadrat përballen nesër në ndeshjen që po shihet si “lufta për vendin e parë”.

Në xhiron e fundit të këtij sezoni të Superligës, Llapi përballet me Lirinë kurse Ballkani e pret në shtëpi Prishtinën. Në rast se kjo e fundit e mposht Ballkanin, dhe Llapi e mposht Lirinë, atëherë skuadra llapjane edhe zyrtarisht do të shpallej kampione e Kosovës.

Next Post

“Po, jam unë trajneri i ri i Liverpoolit”, holandezi e konfirmon vetë aventurën e radhës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.