Përmes një email, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar se nesër do të bëhet emërimi i trajnerit të ri të Kosovës.
Burime brenda FFK-së e konfirmuan sot për KosovaPress se trajneri i ri i “Dardanëve” veçse ka arritur në Kosovë, dhe gjendet në Prishtinë, raporton KosovaPress.
“Ju njoftojmë se nesër, Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares”, shkruhej në email-in e FFK-së.
Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet me fillim nga ora 14:00 në hotel “Emerald”.