• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nesër fillon turnamenti i ragbit “Prishtina 7s”

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër në kryeqytet fillon turnamenti i ragbit “Prishtina 7s”. Për të mësuar më shumë lidhur më këtë turnament, ATV zhvilloi një bisedë me dy ragbistët kosovarë, Darisin dhe Donjetën, të cilët janë edhe bashkë organizatorë të këtij turneu.

Darisi sqaroi se bëhet fjalë për ragbin anglez, i cili është i ngjashëm me atë amerikan, por ka disa dallime të vogla.

“Ne e luajmë ragbin anglez, topi është i përafërt, duket gati i njëjtë, veç ne e kemi topin pak më të madh dhe është i bardhë. Nesër do ta luajmë turnamentin që për të dytën herë po mbahet në Prishtinë, i cili quhet “Prishtina 7s”, këtë numër e ka të shtuar për arsye se luhet në disiplinën me 7 lojtarë, pra 7 kundër 7. Kurse ragbi real që e kemi luajtur para një muaji në Austri, ka qenë është ragbi me 15 kundër 15 lojtarë edhe zgjatë shumë ma gjatë se “7s” që do të luhet nesër”, tregoi Darisi.
Loja e ragbit në këtë disiplinë zgjatë 15 minuta, ku pjesa e parë 7 minuta, pastaj një minutë pauza dhe pjesa e dytë 7 minuta të tjetër, pra 14 minuta janë lojë aktive.

Donjeta, e cila është bashke organizatore e këtij turnamenti, tha se si në vitin e kaluar, edhe këtë vit do të ketë klube nga shtetet e tjera.

“Vitin e kaluar është organizuar për herë të parë. Prishtina 7s është e organizuar në atë mënyrë që të ftojmë klube prej shteteve tjera. Sivjet kemi numër më të vogël të pjesëmarrësve. Arsyeja është se në të njëjtën kohë po organizohen turnamente në vende të tjera, e kjo po na penalizon që ato klube të vijnë me luajt në Prishtinë, por prapë se prapë janë 8 ekipe që kanë me marrë pjesë, kështu që është një numër goxha i mirë”, tregoi Donjeta.

Sipas organizatorëve, ragbi ka potencial të jetë shumë i popullarizuar në vendin tonë, duke pasur parasysh siç thotë ai, se kosovarët kanë energjinë fizike dhe të gjitha gjërat tjera që i nevojiten këtij sporti.

“Para dy viteve kam filluar të luaj ragbi aktiv edhe me ushtru shumë gjatë. Thjeshtë, me kohë ia kemi nisë me organizu turnamente, me luajt sa më shumë, me e zhvillu sportin në vendin tonë sa më shumë për me e pasë nesër një sport të ri të mirë për vendin tonë dhe për popullin tonë. Mendoj se ragbi në Kosovë mundet me qenë një sport sepse thjeshtë jemi popull që e kemi atë energji fizike dhe krejt gjërat tjera që nevojiten në sportin e ragbit”, tha Darisi. /atvlive.tv

Next Post

Roma fiton duelin me klubet e Milanos, planifikon vizitat mjekësore për qendërmbrojtësin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.