• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nesër nis spektakli ndërkombëtar i basketbollit 3×3 në Prishtinë

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për katër ditë radhazi, Sheshi “Zahir Pajaziti” do të jetë arena e ndeshjeve ndërkombëtare në 3×3. Adhuruesit e basketbollit 3×3 mund të argëtohen me ndeshjet mjaft të forta, muzikë, lojëra shpërblyese, ngulitje, gara për 3 pikë, e shumëçka tjetër.

Më 18/19 korrik për herë të dytë radhazi do të zhvillohet FIBA 3×3 Ëomen’s Series, derisa më 20/21 FIBA 3×3 Prishtina Challenger. Këto evente organizohen nga klubi 3×3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Në FIBA 3×3 Ëomen’s Series marrin pjesë tetë shtete që janë të ndara në dy grupe. Vendi i parë i grupeve kualifikohet direkt në gjysmëfinale, kurse vendet 2-3 luajnë në çerekfinale.

Kosovën në FIBA 3×3 Ëomen’s Series do ta prezantojnë Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca dhe Anilë Selmani.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Poloninë, Gyor-in e Hungarisë dhe Izraelin. Ndeshjen e parë, Dardanet e kanë ndaj Polonisë, nga ora 16:00. Sfida e dytë është ndaj Izraelit nga ora 17:50 dhe e fundit ndaj Gyor nga ora 20:50.

Spektakli i 3×3 vazhdon me FIBA 3×3 Prishtina Challenger në fundjavë. Në këtë garë do të marrin pjesë 16 skuadra, ku priten sfida mjaft të forta.

Edhe në këtë vit do të garojë një skuadër vendore, e kjo është Prishtina, që fitoi në turneun e zhvilluar në Prizren.

Në këtë garë do të marrin pjesë skuadra mjaft cilësore, ndër to edhe Vjena e Austrisë, Riffa e Bahrejnit, San Juan e Porto Rikos, Marijampole e Lituanisë, Bordeaux e Francës, Friboug i Zvicrës, Dyseldorfi i Gjermanisë.

Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 12:00 të së shtunës, derisa hyrja është falas.

Next Post

Dani Olmo: Kam disa opsione, dua një ekip që fiton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.