Klodian Duro dhe Alban Bushi kanë qenë dy titullarë të Kombëtares Shqiptare duke lënë gjurmë me fanellën kuqezi. Duro luante në mesfushë dhe furnizonte me topa në sulm Bushin.
Të ftuar të dy në emisionin Kampionët me Marina Vjollcën në Tv Klan, Klodian Duro ka treguar netët me pa gjumë me Alban Bushin gjatë ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare.
“Në shumicën e kohës me kombëtaren ndanim dhomën bashkë. Një ditë para ndeshjeve nuk e zinte gjumi. Vinte gjithmonë e më thoshte a do luaj apo nuk do luaj.
Ti e ke të sigurt formacionin më thoshte mua. I thoja, më të sigurt e ke ti. Albani e ndjente futbollin më tepër seç duhet. Kam vuajtur pak me Albanin. Bushi gjithmonë priste nga pasi im për të shënuar golat, dhe unë gjithmonë me kënaqësi i kam pasuar Bushit”, u shpreh Klodian Duro.