Sunday, 24. May 2026
Futboll

Neuer frikë nga dëmtimi para Kupës së Botës, Urbig titullar në finalen e Kupës së Gjermanisë

GS 22/05/2026 2 Min. Lesezeit

Grumbullimi i Manuel Neuer për Kupën e Botës, pavarësisht njoftimit të tërheqjes së tij nga kombëtarja gjermane dy vjet më parë, ka befasuar disi tifozët. Vetëm një dëmtim mund ta pengojë tani atë të luajë në Kupën e tij të pestë të Botës.

Ndaj, Bayern Munich po shqyrton me kujdes hapat e ardhshëm përpara finales së Kupës së Gjermanisë të së shtunës kundër Shtutgart. Kjo ndeshje do të mbyllë sezonin e klubeve përpara se të nisë grumbullimi i botërorit.

Portieri 40-vjeçar po shërohet nga një problem në pulpën e majtë që pësoi gjatë ndeshjes së fundit në Bundesliga, ku u detyrua t’i lironte vendin Jonas Urbig. Ky nuk është një dëmtim i ri për Neuer, i cili tashmë ka qenë jashtë fushave dy herë këtë sezon për shkak të problemeve të ngjashme.

Për këtë arsye, Bayern, i cili e ka diagnostikuar dëmtimin si jo-strukturor, dëshiron ta mbrojë portierin sa më shumë që të jetë e mundur përpara Kupës së Botës. Siç raporton Kicker, për të evituar ndonjë problem, kundër Shtutgart ka shumë të ngjarë që Urbig të jetë titullar.

Teilen: