Nevil Dede është zyrtarisht trajner i Ferizajt. Tekniku 50-vjeçar do provojë kështu eksperiencën e tij të parë në Kosovë.
Për herë të fundit ndërkohë ishte pjesë e Superiores duke drejtuar Bylisin.
Ferizajn e merr në një periudhë të vështirë, pasi mban vendin e fundit në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i Ferizajt:
“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.
Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”.