Tuesday, 28. April 2026
Sport

Nevil Dede rikthehet në stol, trajneri i njohur zyrtarizohet te Ferizaj

GS 03/10/2025 1 Min. Lesezeit

Pas eksperiencës së fundit në stolin e Bylisit (sezonin e kaluar), Nevil Dede rikthehet në pankinë. Trajneri i njohur nga dita e sotme ka marrë zyrtarisht drejtimin e FC Ferizaj, skuadër që militon në elitën e futbollit kosovar.

“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.

Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.

Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: