Largimi i Handanoviç dhe pikëpyetjet e shumta për të ardhmen e Onanës, e kanë rritur ndjeshëm nevojën e Interit, për t’u futur fuqishëm në merkato, në kërkim të portierëve.
Siç raportohet nga Sky Sport, zikaltërit kanë hedhur grepat për Emil Auderon, gardianin e Sampdorias, skuadrës që këtë sezon ra në Serinë B.
Normalisht që ai është piketuar fillimisht si portier i dytë, në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e Onanës. Vlen të theksohet fakti se interes për shërbimet e Auderos, kanë shfaqur edhe Bolonja, Lacio dhe Napoli, ndërkohë që Sampdoria kërkon plot 10 milionë euro për të lënë të lirë 26-vjeçarin.
PANORAMASPORT.AL