• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nevojë e dukshme për ndryshim, tek Interi pritet revolucion në verë

27/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte e qartë edhe më parë, por ndeshjet e fundit (në veçanti humbjet e njëpasnjëshme ndaj Bolonjës dhe Milanit) e kanë theksuar edhe më shumë nevojën për të ardhmen: Interi ka nevojë të rinovojë dhe të rinojë organikën e vet, por gjithashtu të rrisë cilësinë e pankinës.

inter

Përndryshe, do të jetë e pamundur të planifikohet të jesh konkurrues në të gjitha frontet, siç ndodhi këtë vit. Gjithsesi, hapësira për ta bërë këtë nuk mungon. Marota, në fakt, tashmë prej disa javësh ka paralajmëruar një verë investimesh, ndryshe nga verat e kaluara. Për më tepër, ajo që ka arritur skuadra, veçanërisht në Champions, i ka garantuar klubit burime shtesë që do të lejojnë mbylljen e bilancit me shenjë pozitive. Si pasojë, fuqia e zjarrit do të vijë në merkato…

SUÇIÇ- Punët kanë nisur tashmë, pasi është siguruar edhe goditja e parë në merkato. Bëhet fjalë për Petar Suçiç, i marrë nga Dinamo Zagreb, i cili do të jetë menjëherë në dispozicion për Kupën e Botës për Klube. Për më tepër, ai përfaqëson modelin ideal të një investimi: i ri, vetëm 22 vjeç, dhe me perspektivë të madhe. Do të jetë një alternativë për mesfushën, por me idenë që mund të gjejë hapësirë të madhe falë cilësive të tij teknike.

I njëjti diskurs vlen edhe për Luis Henriken e Marsejës, vetëm një vit më i madh se kroati, dhe që është vënë në shënjestrën e Interit për të formuar një dyshe me Dumfris në krahun e djathtë. Ai tashmë ka dhënë “po”-në për interesimin e Interit, por distanca mes ofertës zikaltër (jo më shumë se 25 milionë euro) dhe kërkesës së klubit francez (shumë më tepër se 30), mbetet ende e madhe.

TË TJERË- Natyrisht, nuk mbaron këtu. Për të pasur një ekip me ambicie, do të jetë thelbësore të forcohet sulmi, ndoshta me dy lojtarë të tjerë, të aftë të japin frymëmarrje për Lautaron dhe Turamin. Njëri prej tyre duhet të ketë në arsenalin e tij teknik aftësinë për të përballuar një kundërshtar në situata një për një, pra, të driblojë dhe të krijojë epërsi numerike.

Siç dihet, Niko Paz pëlqehet, por të fitohet gara ndaj Komos dhe Real Madridit nuk do të jetë aspak e lehtë. Në listë ndodhet edhe Raspadori, por si një monedhë shkëmbimi e mundshme, në rast se Napoli do të bëhej konkret në interesin për Fratezin.

Në mesfushë, për më tepër, do të ketë edhe një tjetër përforcim, që do të duhet të luajë si zëvendësues i Çalhanoglusë, në vend të Asllanit. Pëlqehet Riçi i Torinos, por ai kushton dhe duhet të mposhtet konkurrenca e Milanit. Është e detyrueshme edhe sistemimi i mbrojtjes. Dhe, nëse, siç duket, Açerbi dhe De Vrij janë pranë rinovimit, do të synohet një profil që mund të luajë pak më anësor, ashtu edhe si qendërmbrojtës. Kandidatët kryesorë për momentin janë Solet i Udinezes dhe Bukema i Bolonjës.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ja sa rrezikon të dënohet Rüdigeri, pas ‘shpërthimit’ ndaj gjyqtarit mbrëmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.