New York Knicks është skuadra e dytë finaliste play off në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata eliminuan kampionët në fuqi të Boston Celtics, duke fituar 4-2 me ndeshje.
Në gjysmëfinalen e gjashtë luajtur sot në New York, ekipi vendës triumfoi 119-81, duke dërrmuar një rival që nuk pati asnjë shans të fitojë, sidomos pas dëmtimit të Tatum pak ditë më parë.
Ndeshja u dominua nga nju-jorkezët, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 23 pikë, Bridges 22 pikë e Towns 21 pikë). Te Boston mungoi lojtari-lider.
Në finalet e Konferencës së Lindjes, ekipi i New York rikthehet pas 25 vitesh dhwew do të përballet me Indiana, kualifikuar më herët, pasi eliminoi Cleveland.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, (1-4)
Boston – New York, 81-119 (2-4)
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, (3-3)
Minnesota – Golden State, (4-1)