Skuadra e New York fitoi sot 111-94 ndaj Indiana në fushën e saj, duke rihapur garën për titull në Konferencën e Lindjes. Tashmë skuadra e Indiana udhëheq 3-2 serinë finale.
Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga ekipi nju-jorkez, që pati epërsi në fushë. Jalen Brunson me 32 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Karl-Anthony Towns me 24 pikë.
Tek Indiana mungoi lojtari-lider, teksa shënuesi më i mirë ishte Mathurin me 23 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Ndeshja e katërt finale do të luhet në fushën e Indiana.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana, 111-94 (2-3)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota, (4-1)