• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Newcastle e zbulon se kur do të rikthehet Tonali

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është konfirmuar suspendimi prej 10 muajsh nga futbolli i mesfushorit të Newcastle, Sandro Tonali për shkelje të rregullave për baste dhe pezullimin i tij nis menjëherë.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e shpalli 23-vjeçar fajtor për shkeljen e rregulloreve të lojërave të fatit dhe ai u ndalua nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për 10 muaj, si dhe tetë muaj shtesë rehabilitimi me ndihmën e terapisë.

FIFA tani ka ratifikuar pezullimin që do të zbatohet në mbarë botën, me Newcastle United që e ka konfirmuar lajmin në një deklaratë zyrtare të shtunën.

Falë bashkëpunimit të tij, dënimi i mundshëm trevjeçar i Tonalit u shkurtua në dhjetë muaj, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, Tonali do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe Euro 2024, nëse Italia kualifikohet.

Klubi dhe avokatët po diskutojnë aktualisht mundësinë e uljes së pagës së Tonalit gjatë pezullimit.

“Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja, 27 tetor 2023, pas akuzave për baste nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC),” tha Newcastle në një deklaratë zyrtare.

Sanksioni i FIGC-së përfshin një ndalim të përgjithshëm 18-mujor, me tetë muaj të ndryshuar pasi lojtari merr pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali që përbëhet nga 16 angazhime.

Në mbrëmjen e së premtes, 27 tetor, Newcastle United mori konfirmimin se FIFA ka miratuar sanksionin e FIGC për t’u zbatuar në mbarë botën, që do të thotë se Sandro do të ketë të drejtë të kthehet në futbollin konkurrues nga e marta, 27 gusht 2024. /Lajmi.net/

 

 

Next Post

Në shënjestrën e gjigandëve europianë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.