• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar, gol me Santos: Jam i lumtur, por…

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Neymar u rikthye për të shënuar në një ndeshje zyrtare pas 502 ditësh dhe këtë e bëri me fanellën e Santos, ku nisi gjithçka. Një histori me një shije romantike pas peripecive të ndryshme, duke përfshirë dëmtime dhe polemika, ajo e kampionit brazilian që së fundmi ripërqafoi klubin që e nxori i pari në dritë.

Takimi i fundit me golin për numrin 10 daton në tetor 2023, me Al-Hilal. Goli i shumëpritur mbërriti në ndeshjen e kampionatit Paulista kundër Agua Santa, një klub i Serisë D, pasi ‘O Ney’ fitoi një penallti dhe e ktheu në gol. Braziliani tha se ishte entuziast, megjithëse predikonte qetësi: “Jam i lumtur, por dua t’i bëj gjërat me qetësi…”.

“Shpresoj që të jetë fillimi i një epoke të madhe për Santos. Ju e dini dashurinë që kam për këtë klub, për sa kohë që jam këtu do të jap gjithmonë 100%, – tha braziliani i cili më pas zbuloi detaje për kontratën e tij – Unë nënshkrova një kontratë për vetëm gjashtë muaj, sepse doja t’i bëja gjërat me qetësi. Ne po ndihmojmë njëri-tjetrin. Këtu po më ndihmojnë të rizbuloj gëzimin e të luajturit futboll”.

“Nuk doja të bëja një kontratë të gjatë sepse nuk e dija se si do të ndihesha dhe çfarë do të ndodhte në këta muaj. Unë dua të bëj gjithçka me qetësi, pak nga pak. Ndërkohë, jam i lumtur për golin dhe sepse ndjej se gjendja ime fizike po përmirësohet”.

Next Post

LIVE BARCELONA-RAJO VAJEKANO/ Fitorja do i ngjiste katalanasit në krye, nis sfida

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.