Kush priste të shikonte Neymar Junior në Botëror do të zhgënjehet pasi tani shanset e yllit brazilian për të fituar një ftesë në kombëtare janë zvogëluar edhe më shumë.
Komentet seksiste për kryesorin e ndeshjes të fituar nga Santos përballë Remo-s me shifrat 2-0, mund t’i kushtojnë deri në 12 ndeshje pezullim yllit të futbollit brazilian.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në fund të këtij takimi nga kryesori Sávio Pereira Sampaio. Ky vendim tërboi sulmuesin, i cili humb kështu ndeshjen e radhës atë kundër Flamengo-s, e cila do të luhet në “Maracanã” të dielën.
“Nuk është e drejtë. U ndëshkova nga arbitri sepse u ankova për një faull të ashpër që pësova. Shkova te arbitri për të biseduar, por ai më injoroi më ktheu shpinën. Më duket se ishte në mes të ciklit dhe nuk kishte dëshirë që të më dëgjonte”, ishte deklarata e Neymar. Sipas medieve braziliane këto akuza të bëra nga futbollisiti mund t’i kushtojnë deri në 12 ndeshje pezullim.