Wednesday, 29. July 2026
Sport

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

GS 29/07/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi 34-vjeçar, Neymar Junior, e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij me Kombëtaren e Brazilit.

Pas fitores së Santosit 4:2 në Copa Sudamericana, Neymar foli për të ardhmen e tij me Brazilin, duke lënë të kuptohet se nuk do ta veshë më kurrë fanellën legjendare.

“Koha ime me ekipin kombëtar ka përfunduar. Kam shkruar historinë, kam qenë shumë i lumtur pasi kam dhënë gjithçka nga vetja për fanellën e Brazilit, por tani nuk do ta bëjë më”, ka thënë Neymar.

“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që përjetova duke veshur fanellën e Brazilit dhe ato kujtime do ti mbajë gjithmonë me vete”.

Kështu, Neymar i jep fund një rrugëtimi 16-vjeçar me Brazilin, kombëtare me të cilën debutoi në vitin 2010, duke regjistruar 130 paraqitje dhe duke shënuar 80 gola.

Me Brazilin, Neymari e ka fituar Kupën e Konfederatave në vitin 2013 kurse doli nënkampion në Kupën e Amerikës në vitin 2021.

Në Botërorin 2026, në të cilin Brazili u eliminua në 1/8 e finales, sulmuesi Neymar regjistroi vetëm dy paraqitje apo në total 38-të minuta lojë, kundër Skocisë dhe Norvegjisë.

Teilen: