Tuesday, 24. February 2026
Sport

Neymar mendon për të ardhmen: Në dhjetor mund ta mbyll me futbollin e luajtur!

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Neymar po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur. Ylli i futbollit brazilian ka lënë të kuptohet gjatë një interviste të dhënë dy ditë më parë se po mendon për një të ardhme ndryshe.

“Nuk e di çfarë na ka përgatitur e ardhmja, nuk e di çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Ndoshta do të dua ta përfundoj karrierën time në dhjetor. Po jetoj nga viti në vit tani. Do të shohim se çfarë vendos zemra ime. Varet nga ajo që më thotë zemra në muajt në vazhdim”, tha “O Ney”.

Objektivi kryesor për Neymar mbetet pjesëmarrja në Botërorin e 2026-ës. Sipas vetë lojtarit dëshira e tij e madhe është që të grumbullohet nga kombëtarja pesë herë kampione e botës për qenë protagonist i eventit më të madh futbollistik.

Teilen: