• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar nuk gjen fjalë ta përshkruajë paraqitjen për Santosin pas 12 vjetësh

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior thotë se të luante për Santosin përsëri pas 12 vjetësh largimi, ishte e papërshkrueshme.

33 vjeçari u rikthye në klubin brazilian më 31 janar duke i dhënë fund eksperiencës në klubin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, më saktësisht 12 vjet pasi ishte larguar nga Brazili për t’u transferuar në Barcelonë në vitin 2013.

Neymar impresionoi në pjesën e dytë në rikthimin e tij nga lëndimi, në barazimin e Santosit me rezultat 1:1 ndaj Botafogos në “Estadio Vila Belmiro”, shkruan “BBC”.

“Unë e dua Santosin”, tha fillimisht Neymar.

“Nuk gjej fjalë ta përshkruaj ndjenjën sonte kur vrapova përsëri në këtë fushë.”

“Më nevojiten minuta, ndeshje. Nuk jam 100%. Nuk e prisja të vrapoja dhe të dribloja aq shumë sa bëra sonte. Mendoj se do të ndihem më mirë pas 4-5 ndeshjesh.”

Neymar i kishte fituar gjashtë trofe gjatë eksperiencës së parë me Santosin, përfshirë këtu edhe Copa Libertadores në vitin 2011.

Ai ishte larguar nga klubi pasi i kishte realizuar 136 gola në 225 paraqitje, në moshën 21 vjeçare.

Gjatë periudhës sa luajti jashtë Amerikës së Jugut, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohëve kur e la Barcelonën për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017.

Mirëpo, lëvizja drejt Arabisë Saudite në vitin 2022 u rikthye në ankth dhe tmerr kur Neymar i këputi ligamentet e gjurit, të cilat nuk e lanë atë t’i zhvillonte më shumë se 7 ndeshje me Al-Hilal.

Santos, klub i legjendës braziliane Pele, kishte rënë nga liga elitare braziliane në vitin 2023 për herë të parë në historinë 111 vjeçare.

Ata u rikthyen në ligën e parë braziliane në sezonin e kaluar pasi e fituan Serie B.

Next Post

VIDEO/ I kalon topin fëmijëve të tij, Marcelo var këpucët në gozhdë: Mund të them se jam madrilen i vërtetë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.