PSG përqafon sërish Neymarin. Sipas “Corriere dello Sport”, braziliani, i cili nuk është parë në fushë që prej 19 shkurtit, duhet të luajë në ndeshjen e sotme miqësore mes parizienëve dhe Interit.
Një rikthim i rëndësishëm për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili po vjen nga muaj të vështirë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Në fakt, 19 shkurti i lartpërmendur ishte dita e ndeshjes kundër Lille, gjatë së cilës ai mori një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.
Me Ligue 1 që tashmë dukej se ishte e sigurt dhe Liga e Kampionëve e komprometuar (duke pasur parasysh eliminimin në 1/8 finale kundër Bayernit), braziliani vendosi të operohej. Rikuperimi po ecën sipas planit, por Luis Enrique nuk e ka rikthyer ende në fushë.
Dita e duhur mund të jetë sot, edhe me kohë të kufizuar, kundër Interit.