Wednesday, 25. March 2026
Sport

Neymar tregon se kush është shkaktari për rritjen masive të ligës arabe

GS 17/08/2023 1 Min. Lesezeit

Neymar thotë se Ronaldo është shkaktari për rritjen masive të ligës arabe.

Neymar ishte ylli i radhës i madh që iu bashkua ligës së Arabisë Saudite.

Ai iu bashkua ekipit Al-Hilal për një marrëveshje super luksoze për të, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, ylli brazilian në njq intervistë si lojtari më i ri i klubit arab e pranoi se ardhja e Ronaldos ndikoi që shumë yje tjerë të shkojnë në Arabinë Saudite.

“Besoj se Cristiano Ronaldo e filloi gjithë këtë. Të gjithë e quajtën të çmendur”, tha braziliani.

Kujtojmë se dhjetra yje botërorë të futbollit janë transferuar këtë merkato në klube të ndryshme të elitës së futbollit në Arabinë Saudite

Teilen: