Edhe zyrtarisht Neymar dhe Al-Hilal kanë ndarë rrugët me klubin arab që ka njoftuar për ndërprerjen e kontratës.
Braziliani që konsiderohet ende futbollisti më i shtrenjtë në botë pas kalimit të tij nga Barcelona te PSG-ja për 200 milionë euro, iu bashkua Al-Hilalit në gusht të vitit 2023.
Megjithatë Neymari për tërë këtë periudhë luajti vetëm shtatë herë me ekipin nga Arabia Saudite, duke qenë i prekur nga lëndimet e rënda e të gjata.
Mediat në Brazil kanë spekuluar se Neymar mund të kthehet te Santos në ligën braziliane.