Sunday, 26. April 2026
Sport

Nga 0-2, në 2-2: Interi ndalet nga Torino

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në javën e 34-ët të Serie A, Interi ka arritur një barazim surprizues, 2-2 në fushën e Torinos. Dimarco dha dy asiste për Thuram (23′) dhe Bisseck 61’, duke arritur një avantazh të dyfishtë.

Simeone e rihapi ndeshjen në minutën e 70-të, pastaj Carlos Augusto preku topin me dorë në zonë, Vlasic u tregua i saktë nga pika e badhë në minutën e 79-të.

Chivu mori vetëm një pikë, tani 10 pikë përpara Napolit. Por sidoqoftë, nëse mposhtin Parmën në San Siro në raundin tjetër, pavarësisht rezultateve të kundërshtarëve, ata do të jenë kampionë të Italisë. Ndërkohë, Torino ngjitet në 41 pikë.

Teilen: