• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Arrigo Saki/ Inzagi europian, zikaltërit kompaktë dhe dominues

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arrigo SakiCollage Maker-06-Oct-2023-08-53-PM-5964

Urime Interit dhe Simone Inzagit. Ata më bindën me të vërtetë, fitorja e tyre ishte një fitore ndërkombëtare për mënyrën se si e interpretuan ndeshjen. Më duhet të pranoj se e nisën ndeshjen jo në nivelin e duhur, por në pjesën e dytë ishin fantastikë, pas golit vazhduan të sulmonin, të sulmonin, nuk u ndalën kurrë. Të shkëlqyer. Dhe një detaj për të mos u anashkaluar është që nuk rrezikuan asnjëherë. Kjo do të thotë që nëse mbani topin, kundërshtarët kanë më pak mundësi për të krijuar rrezik për ju.

Inzagi, i cili është një djalë shumë i mirë dhe që e njoh prej shumë vitesh, ka qenë strateg. Kjo është metoda e duhur nëse do të fitosh, të bindësh dhe të rritesh. Sepse me këtë qëndrim proaktiv rritet guximi dhe vetëvlerësimi i lojtarëve. Në futboll, si në jetë, nevojitet optimizëm dhe si mund të jesh optimist nëse ia lë iniciativën kundërshtarit dhe mbështetesh vetëm në disa kundërsulme? Më pëlqeu, sepse luajtën futboll europian dhe për mendimin tim e merituan edhe golin e dytë dhe të tretë. Në pjesën e dytë ata dërrmuan portugezët, jo vetëm në gjysmëfushën e tyre, por edhe në zonën e tyre. Një shembull se si duhet interpretuar një sfidë ndërkombëtare.

Unë do të shkoj pak më tej: për shkak të cilësive teknike që zotërojnë, përvojës, forcës së tyre atletike dhe gjithashtu lojës që treguan ndaj Benfkës, Interi tani i tremb të gjithë. Asnjë objektiv nuk është i ndaluar për ta. Interi ka numrat për t’u përballur me çdo kundërshtar dhe për ta mposhtur, për sa kohë luan si bëri të martën në “San Siro”. Siç e dini mirë, unë e dua futbollin e bukur, kur shoh një ekip kompakt, ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, emocionohem.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zi e madhe për Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar humbet njeriun e dashur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.