• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

23/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është më pranë se kurrë me Kupën e Botës, pasi për herë të parë ka shanset reale për të shkuar në “Play Off”.

Për ta bërë këtë, kuqezinjtë fillimisht duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës në transfertë, e më pas të presin se çfarë do të bëjë Serbia.

Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë.

Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror.

Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur.

Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit.

JASIR ASANI- Sulmuesi nga Shkupi u grumbullua për herë të parë te Shqipëria nga Silvinjo, teksa besimi i këtij të fundit u shpërblye menjëherë.

Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Poloni, pavarësisht se kuqezinjtë u mundën, duke dhënë sinjale se në krahun e djathtë të sulmit, kishim fituar një lojtar që mund të bënte diferencën.

Pritja për golin e parë, ishte e shkurtër duke qenë se Asani arriti të realizonte një kryevepër në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”.

Vetëm pak javë më vonë, Asani kthehej në protagonist, me një tjetër supergol të shënuar ndaj Polonisë nga distanca për të kaluar Shqipërinë në avantazh në fitoren 2-0.

Ecurinë me supergola e ruajti edhe ndaj Çekisë në Tiranë, ku shënoi sërish golin e avantazhit, aty ku Shqipëria fitoi 3-0 falë golit të tij dhe më pas 2 golave të shënuar nga Seferi, njëri prej të cilëve u asistua nga Asani.

Me 3 golat e shënuar në kualifikueset e Europianit, Asani u kthye në hero pasi ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, duke ndihmuar jo pak Shqipërinë për të shkuar në Europian për herë të dytë në histori.

Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar edhe 3 gola të tjerë me kuqezinjtë, fillimisht në miqësore ndaj Lihtenshteinit, e më pas në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës dhe në fitoren ndaj Gjibraltarit.

Në 6 ndeshjet që Jasir Asani ka shënuar, Shqipëria ka arritur të fitojë, statistikë kjo që i jep një impakt të jashtëzakonshëm formës së tij.

REI MANAJ- Nëse në Europian ishte Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo.

Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit.

Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit.

Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm, shkruan Panorama.

Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë.

Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “Play Off” të Kupës së Botës.

Next Post

Ja sa milionë euro humbi Barcelona me anullimin e ndeshjes në Majemi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.