• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Australia në Kosovë – Lorik Muhadri emër që duhet ta marr seriozisht FFK

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I riu kosovar, Lorik Muhadri, 18 vjeç, ka vendosur të lë Australinë për të vazhduar karrierën e tij futbollistike në vendlindje.

Mbrojtësi i majtë aktualisht po tregon paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e FC Drini i Bardhë, duke fituar shpejt besimin e trajnerit Robert Gjeraj, raporton lajmi.net

Muhadri në ndeshjen e fundit kundër Rilindjes së Prishtinës në Ligën e dytë të Kosovës, tregoi paraqitje serioze ku dhe mori premtimin e trajnerit Gjeraj që ai të vazhdojë me ta.

Përveç anës defensive, Muhadri shpeshherë tregon klas me goditje dënimi si dhe asistime gjatë ndeshjeve që zhvillon.

Muhadri më parë ka qenë pjesë e klubit Altona Magic, që garon në Ligën e Parë të Australisë, ku ka fituar përvojë të vlefshme për moshën e tij – ndonëse i kishte vetëm 15 vjeç, Muahdri luante për klubin e U23.

Ai për katër vite rresht u zgjodh lojtari i vitit në Australi, trajneri pas paraqitjeve të tij fantastike ia dhuroi edhe shiritin e kapitenit që Muhadri tregoi lidershpi dhe sukses gjatë asaj kohe.

Ai ka lindur dhe është rritur në Australi, ku edhe u krijua si futbollist – por tashmë Muhadri ka vendosur të i rikthehet pasionit të tij për futbollin dhe kontributin ta jep në Kosovë.

Ai ka luajtur gjithashtu për FC Liria e Prizrenit me grupmoshat U19, duke treguar potencial të madh në repartin e mbrojtjes.

I pajisur tashmë me pasaportën e Kosovës, Lorik Muhadri synon që në të ardhmen të luajë në Superligën e Kosovës dhe të realizojë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Ky hap i tij shihet si një shembull i të rinjve të diasporës që zgjedhin të kontribuojnë në futbollin vendor dhe të ndërtojnë karrierën sportive në Kosovë./Lajmi.net/

Next Post

‘Tri pikët janë detyrim’: Berat Gjimshiti flet me vendosmëri para sfidës vendimtare ndaj Andorrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.