• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga bastet te paqëndrueshmëria si regjisor i Njukasëllit/ Bajerni do Tonalin, plasin polemikat në Gjermani

14/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një mesfushor ital ian me një të kalu ar të turbullt po kalon në fokusin e Bajern Mynih. Transferim i mundshëm do të shkaktonte shumë diskutime. 24-vjeçari Sandro Tonali, aktualisht nën kontratë me Njukasëll Junajtid, festoi rikthimin e tij në verë pas një ndalimi dhjetë muajsh për baste të paligjshme. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, rekordmenët gjermanë janë një nga klubet që kanë në listën e tyre italianin.

tonali

Përveç bavarezëve, mësohet se është i interesuar edhe PSG-ja. Tonali nuk luan më një rol të domosdoshëm në Angli. Edhe pse ai ishte në fushë në 13 nga 15 ndeshjet e mundshme për “Qymyrxhinjtë”, ai ishte pjesë e njëmbëdhjetë startuese në më pak sesa gjysmën e tyre. Kjo dhe e kaluara e tij e “njëllosur” mund të bëjnë që Njukasëll të largohet nga mesfushori i tij qendror, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2028.

Vlera në treg ka rënë nga 60 milionë euro në 38 milionë euro. Italiani, i cili u transferua nga Milan te Angli vitin 2023 për rreth 63 milionë euro, shkaktoi tituj negativ kryesisht përmes basteve në ndeshjet e tij. Për të shmangur një dënim drastik, Tonali përfundoi terapinë dhe mbajti leksione me temën e varësisë nga bixhozi.

Mediat italiane raportuan se pa këto masa, Sandro do të përballej me një pezullim prej tri vitesh. Mbetet e diskutueshme nëse Bajerni do të nënshkruante seriozisht me italianin. Konkurrenca në mesfushën është tashmë e fortë me Joshua Kimish, Aleksandar Pavloviç, Zhoao Palhinja dhe Leon Gorecka. Por një shitje e Goreckës në janar bën sens dhe i hap rrugë kalimit të Sandro Tonalit në “Allianz Arena”.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI  – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Në një grup me Shqipërinë, Serbia dënohet nga UEFA: Dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.