Françesko Açerbi, mbrojtësi i Interit, ishte protagonist i një interviste për faqen “Che Fatica La Vita Da Bomber”, ku iu përgjigj shumë pyetjeve, nga sëmundja te forca e sulmuesve Turam-Lautaro, por edhe grupit të Italisë në Europian ku do të gjejë rivalëtë vështirë si Spanja, Kroacia dhe shokun e tij të skuadrës, Kristjan Asllani.
Në “Euro 2024” kundërshtarë do të keni Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Çfarë mendimi keni për rivalët? A do ta markoni Moratën?
Fillimisht shpresojmë që të luaj. Ai ka luajtur në skuadrat më të forta në Europë, shënon dhe punon për ekipin. Lojtar i fortë, por nuk është vetëm ai. Pastaj do të jetë Luka Modriç, një lojtar i madh, një kampion që në moshën 38-vjeçare është ende më i mirë se të tjerët. Më pas është Kristjan Asllani: është kënaqësi të takohem me të dhe Brozoviçin. Ai është një lojtar i shkëlqyer, duhet të përmirësohet, por e di shumë mirë dhe ka të gjitha cilësitë për t’u rritur dhe bërë një karrierë. Ai ka potencial të rëndësishëm, varet prej tij. Është bukur të takosh kundërshtarë me të cilët luani bashkë gjatë gjithë vitit. Atëherë ndoshta nuk do t’i them as ç’kemi… Jo, po bëj shaka.
Kur e kuptuat se e kishit mposhtur kancerin, çfarë menduat?
Por unë nuk e di nëse ia kam dalë akoma. Ia kam dalë apo jo, do të them pas ndeshjes së fundit nëse kam marrë gjithçka që kam mundur pas sëmundjes dhe nuk do më kishte mbetur më asgjë për të marrë. E di që duhet të jem krenar për sa kam bërë, por nuk mund ta shpërqendroj veten me këtë mendim. Dua të jap ende, gjithmonë mendoj për ndeshjen e radhës.
Momenti juaj më i bukur në jetë?
Vajzat, pastaj rilindja në futboll.
Më i keqi?
Nuk ka të bëjë me futbollin… Kur u beson njerëzve që mendon sei ke miq.
Cilët janë pesë sulmuesit më të fortë që keni markuar?
Kristiano Ronaldo, pastaj “TuLa”: Turam dhe Lautaro janë dy sulmues të fortë, i pari sepse mbron mirë topin dhe tërheq 3-4 kundërshtarë pas vetes pa qenë në gjendje t’ia marrin topin dhe i dyti sepse ai është i fortë, është i uritur, ka edhe asistet, është një lojtar i kompletuar. Pastaj Ibrahimoviç, Haland, i cili është dikush që ka një fizik të madh, është kafshë në zonë. Megjithatë, i pari është Gonzalo Higuain, kur ishte mirë ai ishte për notën 10: forca, gjuajtja, vullneti. Për mendimin tim, më i forti ndonjëherë në Itali.
Kë zgjidhni mes Nestës dhe Kanavaros?
Nesta, sepse jam rritur me të.
Materaci apo Samuel?
Samuel, ata janë dy kafshë.
Pujol apo Serxho Ramos?
Për mua, Pujol është më i fortë.
Skalvini apo Buonxhorno?
Buonxhorno. Skalvini ka shumë cilësi, por karakterialisht preferoj Buonxhornon.
Bastoni apo Açerbi?
Darmian.
Pesë lojtarë që do të zgjidhnit për një kalçeto?
Dimarko, Barela, Bastoni, unë si portier, pastaj Mikhitarian dhe Turam.
Konte apo Mançini?
Konten e kisha trajner 2 vjet para Kampionatit Europian, me Mançinin isha në Europian, kështu që do zgjedh atë.
Inzagi apo Alegri?
Inzagi sepse me të luaj, ka kaluar shumë kohë kur luaja me Alegrin ato pak ndeshje te Milani.
Sa kohë u desh për ta hedhur pas krahëve finalen në Stamboll?
Të nesërmen. Kur humbisni, reflektoni për gjërat që mund të kishit bërë. Por të gjitha janë përvoja.
Shoku më i çmendur i skuadrës tek Interi?
Barela, ai është një i çmendur i mirë sepse më bën të qesh. Një djalë shumë i mirë, ashtu si Dimarko.
Bellingam apo Musiala?
Për atë që është duke bërë, Bellingam.
PANORAMASPORT.AL