• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Boniface tek Osimhen, Chelsea “all in” në merkaton e verës

28/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë “yje” të shumtë në sulm, por mesa duket se nuk mjaftojnë. “Blutë” e Chelsea e kanë vendosur që do të hidhen fuqishëm në sulm, këtë merkato vere, për një “ylli” të ri, në repartin ofensiv, ku deri më tani emrat janë katër, emra të cilët mund të konsiderohen edhe si sulmuesit më të mirë të momentit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, i pari në listën e Chelsea është “bomberi” i Bayer Leverkusen, Victor Boniface, me 23-vjeçarin nigerian, që po shkëlqen nën drejtimin e teknikut Xabi Alonso, teksa në 23 përballjet e tij të para me “Aspirinat” gjermane ka shënuar plot 16 gola, si dhe ka dhuruar 8 asistime për shokët e tij të skuadrës.

Pas Boniface, në listë vjen një tjetër nigerian dhe ai është Victor Osimhen, me “yllin” e Napoli, që pavarësisht se këtë sezon, nuk po arrin dot të shkëlqejë si në të kaluarin, sërish është një protagonist në sulmin e bluve, ku ka arritur të shënojë 16 gola e të dhurojë 8 asistime, në 23 përballjet e këtij sezoni.

Lista plotësohet nga Ivan Toney e Benjamin Sesko, me “bomberin” anglez, i cili që prej rikthimit të tij në fushë për shkak të basteve të palejuara sportive i ka treguar aftësitë e tij, në Premier League, duke shënuar 4 gola në 10 ndeshje, ndërsa talenti slloven, vetëm 20-vjeçar konsiderohet, si një përforcim për të ardhmen, teksa në 30 përballjet e këtij sezoni, me “Demat” gjermanë të Leipzig ka shënuar plot 11 gola e ka asistuar 1 tjetër. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

Rafael Leao vlerësohet nga kapiteni: “Ai mund ta fitojë Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.