Mançester Junajtid ka publikuar ditën e djeshme fanellën e re që do të përdorë në sezonin 2023-2024. Të gjithë tifozët e interesuar, mund ta blejnë fanellën online duke filluar nga çmimi 110 paund, ndërkohë që në listën e lojtarëve të federuar, mungon vetëm një fanellë, ajo e Mason Grinvud.
Mason Grinvud, i dënuar për dhunë ndaj së dashurës, u lirua nga burgu duke qenë se e dashura tërhoqi akuzat dhe janë sërish bashkë. Por, nëse e dashura e ka falur nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klubin e Mançester Junajtidit. Këta të fundit e kanë pranuar lojtarin në stërvitje me skuadrën e parë pasi ka një kontratë deri në vitin 2025 por ende nuk është marrë asnjë vendim për të.
Klubi po i bën lojtarit një hetim të brendshëm në mënyrë që të zbulohet e vërteta për dënimin dhe dhunën duke qenë se klubi nuk do që të japë një mesazh të gabuar. Sakaq, fanella e tij nuk mund të blihet online dhe mund të jetë vetëm kur gjithçka të përfundojë dhe Grinvud të pranohet me të drejta të plota dhe pa hetime.
PANORAMASPORT.AL