Friday, 20. March 2026
Sport

Nga CR7 te Benzema, Arabia Saudite nuk ndalet dhe tani synon edhe Lewandowski

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Arabia Saudite ëndërron shumë dhe është e aftë t’i bëjë realitet.

Në fillim Cristiano Ronaldo, tani Benzema dhe më pas vijnë emra të tjerë në listën e tyre. Messi është ai lojtar që po kërkohet shumë në Saudi dhe janë të gatshëm të shpenzojnë shifra jashtëzakonisht të mëdha dhe të padëgjuara ndonjëherë në botën e sportit.

Gjithsesi, një nga emrat e përforlur së fundmi është Lewandowski.

Liga e lartë saudite tenton tashmë sulmuesin polak të Barcelonës, por sipas “Sky Sport Deutschland”, ky objektiv do të jetë i vështirë për ta rrëmbyer nga katalanasit pas vetëm një sezoni./h.ll/abcnews.al

Teilen: