• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga De Zerbi te Guardiola, kandidatët për stolin e Milanit

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Njoftimi nuk është bërë ende, por Milani ka vendosur: do të rifillojë me Fabio Paratiçin. Ka nisur numërimi mbrapsht, me drejtorin sportiv të pezulluar aktualisht, duke pasur si detyrë të parë zgjedhjen e trajnerit të ri të ekipit.

Screenshot 2025-04-02 173913

Një nga profilet më të vlerësuara nga ish-drejtori i Juves dhe Totenhemi është padyshim Roberto De Zerbi. Aktualisht te Marseja dhe një tifoz i deklaruar milanist, ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar “Djallin”, klub ku u rrit edhe si lojtar në radhët e ekipeve zinxhirë. Edhe në sezonin e kaluar, para se të bashkohej me francezët, trajneri i lindur në Breshia pati pritur më kot milanezët, që në fund zgjodhën Fonsekën.

KONTAKTET E PARA – Vera e ardhshme mund të jetë ajo e duhura për 48-vjeçarin. Asgjë nuk është vendosur dhe jemi ende në fazë bisedash paraprke, por sipas “Sportmediaset” diçka ka lëvizur. Media e njohur italiane bën të ditur se në orët e kurtimisht, trajneri i Marsejës është një rrugë për t’u mbajtur parasysh me synimin për ta ulur në pankinën kuqezi duke nisur që nga muaji qershor.

ALTERNATIVAT – Por, nëse De Zerbi është një emër që mund të etiketohet si konkret, situata në frontin e Guardiolës është ndryshe. Pep, i cili nëntorin e kaluar rinovoi kontratën me Mançester Sitin deri në vitin 2027, është ëndrra e vërtetë e Paratiçit. Gjithashtu, është pothuajse e kotë të nënvizosh vështirësitë që do të kishte Milani, në këtë moment, për të sjellë në shtëpi një nga trajnerët më të fortë në botë.

Për momentin është diçka e paarritshme, ndoshta pak më pak në të ardhmen nëse drejtori sportiv do të jetë në gjendje ta kthejë Milanin në nivele të caktuara. Në fund të fundit, Paratiçi ka punuar deri më sot me Konten, Alegrin dhe Sarin e një projekt me Guardiolën do të përfaqësonte një moment historik në karrierën e 52-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Në Itali tregojnë skenarin, ka një mënyrë si kthehet Anjeli te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.