FC Malisheva ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në shtëpi, duke triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj FC Ballkanit në një përballje dramatike dhe me intensitet të lartë.
Pjesa e parë foli kryesisht për skuadrën nga Suhareka, e cila tregoi formë më të mirë në start dhe arriti të kalojë në avantazh herët, në minutën e 14-të, përmes një finalizimi të saktë nga Albin Berisha. Ky epërsi u ruajt me sukses nga suharekasit deri në mbyllje të 45-minutëshit të parë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, fraksioni i dytë solli një fytyrë tjetër të vendasve. Malisheva u kundërpërgjigj fuqishëm dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 56-të, kur Xhemajl Ibishi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe dukej se skuadrat do të ndanin pikët, një hutim në prapavijën e Ballkanit në minutën e 87-të u shfrytëzua në maksimum nga Mark Bushaj, i cili shënoi golin e fitores dhe vulosi përmbysjen e madhe.
Pas këtij epilogu, Malisheva përforcon pozitat e larta në tabelë, duke u renditur e dyta me 16 pikë të tubuara pas 7 xhirove, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e pestë me 10 pikë./lajmi.net/