• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga dominimi i Bajernit tek “hajmalitë” e harruara ndër vite/ 60-vjetori i Bundesligës, ja sekretet e Gjermanisë

26/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bundesliga gjermane ka hyrën në sezoni e 60-të, duke lënë artefakte “të arta” në librin e saj. Pavarësisht se Bajern Mynihu e ka kthyer në “pronë” të vetën vite e fundit, në të gjenden ngjarje mjaft domethënëse, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në evoluimin e një prej “top-5” kampionateve më të forta në kontinentin e vjetër.

BL_60YRS_Special_HappyB-Day_16-9

NISJA DHE KAMPIONATI-Kampionati gjerman i futbollit i ndezi “motorët” në 24 gusht të vitit 1963. Ndërsa ekipi që mban “kurorën” si triumfuesi, me palmaresin më të bollshëm në këtë kategori, është padyshim Bajerni. Ata kanë hipotekuar 33 kampionate, pra më tepër se gjysma e kuotës totale. Krahas kësaj të dhëne mjaft të rëndësishme, bavarezët numërojnë plotë 11 sezone radhazi që nuk e lëshojën trofeun.

Askush nuk ka bërë më mirë se ata madje edhe në ligat kryesore të Europës. Cikli 2022-2023 i hodhi poshtë të gjitha diskutimet se Bundesliga kishte marrë trajtën e një kampionati “të zakonshëm”, ku Bajerni e mbante titullin në “xhep” pa nisur ende turneu.

Vlen të theksohet se fituesi u shpall jo vetëm në javën e fundit, por në limite e kohës së rregullt. Konkretisht Dortmundi kryesues priste Maincin, teksa gjigantët nga Mynihu udhëtonin në transfertën e Këlnit. Disfata befasues e verdhezinjve, e pasuar me suksesin e bavarezëve, me “hero” Xhamal Musialën, goli i shënuar në minutën e 89-të, shkatërroi ëndrrën e thyerjes së hegjemonisë bavareze në siglën e Bundesligës prej vitesh radhazi.

1860 MYNIH, MBI BAJERNIN-Klubi i parë nga Mynihu që mori pjesë në Bundesligë nuk ishte Bajerni, por 1860 Mynih , të cilët aktualisht “dergjen” në ligën e tretë.

Kampionët aktualë nuk ishin prezentë në edicioni e parë, pasi s’u kualifikuan dot në bazë të rregullores, pra lejohej vetëm një ekip që të përfaqësonte qytetin e tij. Hyrja e Bajernit u mundësua vetëm në vitin 1965 dhe prej asaj periudhe ata nuk janë “shpërngulur” më.

KAISERSLAUTERN, I PAPËRSËRITSHËM-“Gjithçka është e mundur”, mund të jetë një term “i vjetër” në ligën gjermane, pavarësisht se ka rrënjë të thella në etapat e mëparshme. Ekzaktësisht ekipi i Kaiserslauternit e identifikon më së mirë në vitin 1998.

Mposhtja e Bajernit në këtë kohë vështirë të imagjinohej, e jo më të vihet në praktikë, por ekipi i mësipërm ia doli t’i bënte tifozët e ekipit më të titulluar në Gjermani të qanin titullin kampion, i cili përfundoi në duart e Kaiserslauternit.

Por më e bukura ende mbetet në plan të dytë. Kjo arritje erdhi pikërisht pas ngjitjes në ligën kryesore, e ku shumëkush planifikonin çështjen e mbijetesës, ndërsa tekniku i papërsëritshëm, Oto Reageli, i orientoi drejt së pamundurës, të qenit kampionë. Në gjirin e Kaiserslauternit dolën emrat të mëdhenj futbollistësh, duke lënë gjurmë edhe te përfaqësuesja e “pancerave”, si Andreas Breme, Sforza apo Mikale Balak.

NUREMBERGU, I FUNDOSUR-Nëse Kaiserslautern mund të evidentohet si “vitrina” më e bukur e suksesit në Gjermani, historia e Nurembergut qëndron në skajin tjetër. Në sezonin 1968/1969 kampi në fjalë nuk ishte në momentin më të mirë.

Mungesa e bomberit Franc Brungs, në petkun e golashënuesit më të mirë, erdhi si shkak i trajnerit Maks Merkesl, tejet problematik me lojtarët. Takimi vendimtarë koincidoi me Këlnin, të dyja kampet luftonin për mbijetesën. Si përfundim “dhitë” fituan me rezultatin e pastër 3-0 dhe konfirmuan qëndrimin, ngjyrat e “errëta” mbizotëruan te Nurembergu, i cili u fundos një vit pas bujës në ligë.

TRADITA 50+1-Bundelsiga vlerësohet me të drejtë si shembulli ideal rreth menaxhimit. Mjafton të marrim rastin e zotërimit të aksioneve në strukturat e brendshme. Një kompani e caktuar nuk mund të kalojë kufirin 51% të aksioneve, që i jep mundi bashkëaksionerëve të kenë ndikim në mbarëvajtjen e politikave aplikuese.

Megjithatë jo të gjitha skuadrat e respektojnë. Përjashtim bënë Bajer Leverkusen dhe Volfsburgu. Arsyeja gjen terren në investimet kolosale si të grupit farmaceutike “Bayer” dhe prodhuesit të makinave “Wolkswagen” prej një kohe relativisht të gjatë.

REKLAMA HISTORIKE-Eintraht Braunshveig ndryshoi filozofinë e sponsorizimeve brenda kufijve. Në vitet ’70-të, ata pësuan krizë të thellë financiare dhe u përballën me sfidën për të dalë nga kjo gropë ekonomike. Zgjidhja inovative mbajti emrin e pijes së birrave “Jägermeister”. Fillimisht u përballën me rezistencën e federatës.

Në një situatë të tillë, Eintraht Braunshveig ra dakord me bordin dhe miratimin e kompanisë së birrës që të ndryshonte logon e luanit me të kaprollit, e përputhshme me simbolet e pijes alkoolike. Kjo taktikë rezultoi e suksesshme dhe u pranua nga organi kryesore i futbollit në vend. Marrëveshja historike, e cila i dha mundësi kampit të nënshkruante me ikonën gjermane Pol Braitner.

REKORDMENI GERD MYLER-Nëse i referohemi golit, padyshim tifozët e futbollit gjerman ndër breza do të kujtojnë me emocione emrin e të paharrueshmit Gerd Myler.

Edhe pse vitet kanë kaluar dhe golat e tij janë zbehur krahas protagonistëve të rinj të futbollit modern brenda Gjermanisë, sërish ai mban të skalitur rekordin e numrit më të lartë të finalizimeve, plotë 365 gola në 427 prezenca. Robert Levandovski filloi të “nuhasë” arritjen e legjendës bavareze, por transferimi tek Barcelona në verën e vitit 2022 e ka lënë 52 gola pas.

TIFOZËRIA, NË KËMBË-“Luftëtarë” i përkufizonte dikur legjenda e futbollit anglez Geri Linejkër, ku sipas tij në fushë luanin 22 lojtarë dhe në fund fitonin gjithmonë “pancerat”. Kjo linjë ka rrënjë të forta edhe te përjetimet e tifozëve. Ndjeshmëritë e tyre janë aq të thella sa e kanë kthyer në traditë që ndeshjet në Bundesligë të shikohen në këmbë nga tribunat e stadiumeve.

STADIUMET MAGJIKE-Dizenjimi i impianteve në tokën gjermane ka filluar të modernizohet kohët e fundit. “Allianz Arena” vlerësohet me të drejtë si një ndër stadiumet më moderne, jo vetëm në Gjermani, por edhe më gjerë. Ai është i disponueshëm në disa aktivitete të ndryshme. Megjithatë ky komponent nuk ia ul aspak prestigjin tempullit të Borusia Dortmund, “Signal Iduna Park”.

Kapaciteti i “strehës” së verdhezinjve shkon deri në 81.365 spektatorë, 6 mijë me tepër se ajo e rivalëve bavarezë. Kahu tjetër rreth numrit të pranishmëve në kornizat minimale lidhet me Haidenhaimin, “Voith-Arena”, me 15 mijë vende. Këtë sezon siguruan biletën në ligën kryesore, ku do të konkurrojnë me klubet me të mira brenda kufijve.

“MARATONOMAKU” KLAUS FISHTEL-Manuel Nojer është personazhi më serioz për të kapur kuotën e ish-lojtarit të Verder Bremenit Klus Fishtel rreth numrit të prezencave, plotë 552, i cili mban edhe rekordin. Manuel numëron 478 ndeshje në këmbë, çka do të thotë se “plakushi” që djersit fanellën e kampionëve i duhet ende edhe disa sezone të tjera për t’u katapultuar në krye, gjithmonë nëse i bind drejtuesit e Bajernit në vazhdimësi, pasi mosha prej 37 vjeç nuk premton gjatë.

“DINOZAURI I FJETUR”-Ekipi i Hamburgut është inkuadruar në shkallën më të lartë të ligës gjermane prej vitit 1963, kohë kur nis marshimin edhe kompeticioni. Prej asaj periudhe ata militonin çdo sezon, por në vitin 2018 kjo “traditë” e pashkruar ra, së bashku me rekordin e tyre. Ora e famshme në stadiumin e “Volksparkstadion” xhiroi për 54 vjet, 261 ditë e 36 minuta, pasi më 12 maj të 2018-ës ata ranë në Kategorinë e Dytë, prej së cilës ende nuk janë ngjitur më në Bundesligë.

PUSHIMET DIMËRORE-Liga gjermane njihet për pushimet e gjata dimërore, kjo për shkakun e temperaturave tejet të ulëta gjatë stinës së dimrit, të cilat zgjasin gati 1 muaj, ndryshe nga pjesa tjetër e kampionateve në kontinentin e vjetër. Dhjetor-janar janë muajt kur ndodh ndarja e fazave dhe e pushimeve dimërore njëkohësisht.

“HIRUSHJA UNION BERLIN”-Ndryshe nga sa ka ndodhur në shtetet kryesore të Europës, ku ekipet që përfaqësojnë kryeqytete respektive kanë lënë shenja kur është fjala për sukseset, krejt e kundërta ka ndodhur në Gjermani. Bajerni dhe Borusia Dortmund i kanë dhënë temp futbollit vendës brenda dhe jashtë kufijve. Megjithatë Union Berlin ka bërë që tifozët e Berlinit ta “ngrohin” disi egon e tyre në sezonet e fundit.

Union Berlin kapi Bundesligën në sezonin 2019-2020, ndërsa më pas ndoqën kalvarin e Konferencë Ligës dhe Europa Ligës. Etapa e fundit shënon arritjen më të madhe, kualifikimin në zonën “Champions”. Urs Fish në profilin e “mentorit” ka surprizuar këdo me rritjen fondamentale të Unionit brenda një kohe shumë të shkurtër, ndonëse tepër frytdhënëse.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fitore spektakolare e Al Nassr, Ronaldo - Mane dhurojnë “show” në transfertë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.