Kristian Pulisiç, nënshkrimi më i ri për Milanin, është një i apasionuar i madh motorik, siç kuptohet nga koleksioni i tij.
PASION MOTORËSH – Sulmuesi amerikan u bashkohet kuqezinjve pas një eksperience të gjatë te Çelsi. Nuk ka vetëm futboll në mendimet e tij: makinat janë gjithashtu një pasion i madh, siç konfirmohet nga miqtë dhe njerëzit e tij të afërt. Mund të kalohet fare lehtë nga një McLaren luksoz në komoditetet e markave gjermane si Porshe dhe Mercedes. Po ashtu flitet për një pasion të veçantë për “Kalin trokëllitës”…
MEKLAREN – Pulisiçit i pëlqen makinat që bien në sy dhe MekLaren 570S sigurisht që përfshihet në këtë kategori. Duke parë nga jashtë, bien në sy dyert në formë gërshëre, por mbresëlënës është edhe motori V8 me biturbo 3.8 litra, me 570 kuaj fuqi. Dhe më pas performanca: përshpejtimi nga 0 në 100 km/h bëhet për 3.2 sekonda, ndërsa makina mund të arrijë një shpejtësi prej 328 km/h.
MUSTANG SHELBI GT – Luks dhe fuqi: Pulisiçi i gjeti këto karakteristika edhe në Ford Mustang Shelby GT500. Makina fuqizohet nga një motor 5.2 litra V8 me supermbushje. Fuqia është e barabartë me 760 HP me çift 625 Nm. Përshpejtimi në 100 km/h zgjat 3,5 sekonda. Shpejtësia maksimale është e jashtëzakonshme: 305 km/h.
GJERMANET – Markat gjermane vlerësohen veçanërisht nga Pulisiçi. Ai ka siguruar një Mercedes një G63 Amg. Përveç përmasave dhe fleksibilitetit të konsiderueshëm në sipërfaqe të ndryshme, ekzistojnë performancat: shpejtësia maksimale prej 250 km/h dhe përshpejtimi nga 0 në 100 km/h në 4,5 sekonda. E gjithë kjo mundësohet edhe nga një V8 4.-litërsh me biturbo me 585 kuaj fuqi. Sulmuesi i “djallit” bleu gjithashtu një Porsche, ndoshta një 911 Carrera Cabriolet. Makina fuqizohet nga një motor me 6 cilindra bokser me turbokompresor të dyfishtë. Pa harruar edhe 385 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 290 km/h, me një shpejtësi nga 0 në 100 km/h në 4.4 sekonda.
FERRARI – Për momentin Pulisiçi nuk është parë në timonin e një makine italiane. Megjithatë, sipas disa thashethemeve, duket se sulmuesi amerikan është në zotërim të një Ferrari F12 tdf. Supermakina krenohet me 780 kuaj fuqi falë motorit V12. Shpejtësia: 340 km/h. Performanca piste për një makinë të destinuar për rrugë qyteti.
Ford Mustang Shelby
McLaren 570S
Mercedes G63 Amg
Porche 911 Carrera Cabriolet
Ferrari F12 TdF
REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL