Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka humbur betejën me leuçeminë kronike mielomonocitare teksa ka ndërruar jetë pak minuta më parë. Ai e shpëtoi klubin kuqezi nga falimentimi teksa dy vjet më parë ka qenë edhe presidenti i Monzas.FILLIMET
Fillimi i rritjes së sipërmarrjes së Berluskonit përkon me lindjen e Edilnord në 1968, teksa më pas ndërtoi Milano 2. Gjashtë vjet më vonë filloi aventura me televizionin, me rrjetin e parë privat italian, TeleMilano. Në vitin 1976 mori emrin e tij aktual, Canale 5. Qasja e parë në botën e sportit përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar Mundialito që sheh Milanin, Interin, Santos, Fejnord dhe Penarol në fushë në “San Siro”. Në 1982 grupi u zgjerua me blerjen e Italia 1 nga botuesi Edilio Ruskoni dhe Rete 4 në 1984 nga grupi botues Arnoldo Mondadori Editore (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).
MILANI
Më 20 shkurt 1986 Berluskoni shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Xhiusi Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj dhe një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet.
PANORAMASPORT.AL