Luis Henrike dhe Interi kanë një akord verbal. Bëhet fjalë për anësorin brazilian të Marsejës dhe jo për trajnerin e PSG-së.
Klubi italian ka lëvizur me vendosmëri të veçantë ditët e fundit për të kapërcyer konkurrencën e ashpër (Bajern, Njukasëll dhe Leverkusen).
Kërkesa e franezëve është mes 30 dhe 35 milionë euro për 23-vjeçarin, teksa Interi nuk synon të kalojë 25 milionë dhe tashmë ka në dorë po-në e lojtarit. Kontaktet janë duke vazhduar prej disa kohësh, por thuhet se jemi në fazën e nxehtë të negociatave.
Prania e Benatia (Drejtori Sportiv i Marsejës) në San Siro të mërkurën në mbrëmje për derbin e Kupës së Italisë është një sinjal i mëtejshëm.
PANORAMASPORT.AL