Të bëhesh futbollist i Premier Ligës është tepër e ndërlikuar dhe këshilltari mjekësor i kampionatit anglez ka hedhur dritë mbi atë që nevojitet që lojtarët të qëndrojnë në nivelin më të lartë.
Premier Liga vlerësohet si kampionati më i bukur dhe i fortë në botë. Një numër i madh i lojtarëve më të mirë të planetit luajnë në Angli dhe kërkesat ndaj yjeve përfshijnë rregulla strikte për gjumin dhe ushqimin e tyre. Dr Mark Xhillet, 53 vjeç, i cili u bë këshilltar mjekësor i Premier Ligës në vitin 2018, tha për gazetën “The Telegraph” se si atletizmi i yjeve të Premier Ligës tani është vite dritë larg asaj që ishte, për shkak të përparimeve në shkencë. Ndërsa përshkruan kërkesat fizike ndaj lojtarëve, ai iu referua një kolegu të tij të respektuar në lidhje me ushqyerjen.
“Rikuperimi pas një ndeshjeje është çelësi. Të rimbushni depozitën e karburantit sa më shpejt që të jetë e mundur”, shpjegon ai.
“Ushqim në dhomën e zhveshjes, pije të personalizuara. Marrje proteinash, pulë ose vegjetariane. Lëngje me elektrolite. Ndonjëherë ata mund të kenë nevojë për një picë, sidomos pasi shpesh janë në një dietë vërtet të rreptë për javë të tëra. Por, ka pasur një zhvendosje të madhe drejt ushqimeve dhe jo suplementeve”.
Xhillet shton se lojtarët hanë një vakt të plotë kur kthehen në autobus, me sushi, ose mish me cilësi të lartë, me disa makarona, që është një opsion alternativ. Por ushqimi është vetëm një pjesë e një analize shumë më të gjerë mbi shëndetin, fitnesin dhe performancën e lojtarëve. Xhillet nënvizon si shumë të rëndësishëm rutinën e gjumit, ndërsa disa klube i kanë pajisur lojtarët e tyre me dyshekë specialë në shtëpitë e tyre për t’i familjarizuar ata përpara udhëtimeve gjatë natës. Ai shpjegon se reduktimi i kohës së ekspozimit para ekranit në telefona dhe laptopë një orë para gjumit është vendimtar, ndërsa “dritat blu” janë të rëndësishme për lojtarët.
“Ne i trajtojmë rastet individualisht. Ka ekspertë të gjumit që punojnë me secilin lojtar. Ti nuk dëshiron që të drejtoheni nga ajo që ju thotë një pajisje gjurmuese, sepse lojtarët fillojnë të shqetësohen për të. Ka të bëjë më shumë me intuitën dhe prakticitetin”.
Banjat me akull, një ritual rraskapitës pas ndeshjeve, është një zonë ku Xhillet nuk dëshiron që lojtarët ta vlerësojnë si të negociueshme. Ato janë një ndihmesë për të rikuperuar më shpejt muskujt dhe Xhillet këshillon lojtarët të veshin “getat shtrënguese” në ujin me akull. Duke parë cilësinë e spektaklit të çdo jave në Premier Ligë, Xhillet bën edhe një deklaratë të fundit të guximshme, ku thotë se Premier Liga nuk është aspak pranë arritjes së shfrytëzimit maksimalisht të gjendjes fizike të lojtarëve.
PANORAMASPORT.AL