Nëse mendja është e kthjellët çdo gjë vjen më lehtë, mund të gabosh për gjithçka, por jo me qasjen.Tiago Mota po punon në këtë aspekt dhe për agresivitetin. Juventus e filloi sezonin duke diktuar ritmin në Serie A me gjashtë pikë, gjashtë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndaj Veronës (asnjë lojtar mbi 27 vjeç), bardhezinjntë ishin protagonistë absolut, mes të rinjve të emëruar titullarë nga trajneri i ri, ishte Dushan Vlahoviç, autor i një dopiete dhe një paraqitje si qendërsulmues kryesor, ajo për të cilën shumë kanë kritikuar sezonet e fundit apo edhe në të kaluarën e afërt.
GOLAT E DUSHANIT – Me Komo shtyllat dhe goli i anuluar, me Veronën erdhi dopieta që për disa centimetra (ose altruizëm?) nuk u kthye në tripletë. Vlahoviç është gjithmonë i njëjti, ndonjëherë është i ngathët në metrat e fundit dhe pak i furishëm, por në dy daljet e para zyrtare me Motën, roli i tij qendror në mënyrën e sulmit në hapësira dhe një qëndrim më pak nervoz dhe më i përqendruar po bëjnë diferencën. Ndoshta falë një ndjesi të mirë me trajnerin e ri pse nga fakti që Juvja ka loje më sulmuese dhe agresive krahasuar me kohët e Alegrit. Fakt është që risitë teknike i kanë lejuar serbit të përqendrohet më shumë në pikën e tij të fortë, mbyllja e aksione, sesa në lidhjen e njësive duke bërë pasime majtas e djathtas me dhjetëra vrapime bosh.
RIKTHIM I LOKAS – Le të jemi të qartë, po flasim pas 180 minutash lojë, por një pjesë tjetër që duket se shkëlqen me një dritë të re është Manuel Lokateli, “rregullator” në ndeshjen kundër Veronës në një mënyrë që nuk e kemi admiruar për një kohë të gjatë. Gjithçka në vijimësi të paraqitjes së mirë kundër Komos. 26-vjeçari është një “lehtësues” në kabinën e regjisë, garanton qarkullimin e nevojshëm të topit dhe ndihmon lëvizjet e shokëve të tij dhe duke i dhënë mbështetje të sigurt në çdo rrethanë. Lëvizjet e tij të vazhdueshme e bëjnë atë të largohet nga markimit për të marrë topa të thjeshtë dhe për t’i shndërruar në veprime sulmuese, duke iu rikthyer gjithashtu përdorimit të vertikalizimit falë lëvizjeve të shokëve të tij çka përbënë një risi tjetër krahasuar me të shkuarën e afërt të Juves.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL