Ylber Ramadani po shkëlqen tek Lecce dhe në Serie A, duke u bërë një nga lojtarët vendimtarë të skuadrës. Golat e tij jo vetëm kanë dhuruar fitore, por sezonin e kaluar ishin vendimtarë për qëndrimin e ekipit në elitë.
Përveç goditjeve të sakta, shqiptari dallon edhe për ritmin dhe kontributin në lojë. Mesatarisht, ai vrapon 10.5 km për ndeshje, ndërsa në përballjen me Udinesen përshkoi 11 km, duke u bërë lojtari më i spikatur në këtë aspekt tek Lecce, sipas “Il Corriere dello Sport”.
Ramadani ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian në Gjermani, ku mesatarisht vrapoi 12.51 km për ndeshje, duke u renditur në dhjetëshen më të mirë të turneut. Bashkë me Medon Berishën, ai është bërë titullar i padiskutueshëm dhe një nga figurat më të vlerësuara të skuadrës.
Megjithatë, Lecce vazhdon të përballet me sfida në Serie A, ashtu si sezonin e kaluar, kur një gol nga distanca i 29-vjeçarit garantoi praktisht mbijetesën e klubit.
Këtë sezon, në nëntë ndeshje Lecce renditet në vendin e 16 -të me 6 pikë. /ATVLIVE.TV



