Dollia e radhës do të rezervohet për fitoren e parë me Napolin ose për lindjen e trashëgimtarit të katërt.
Ai ka tri vajza 24, 27 dhe 32 vjeç dhe prej 9 vitesh është me Françeska Brienzën, romake, romaniste, e njohur, jo pa polemika, kur ai ishte trajner dhe ajo gazetare në “Roma TV”. Por Garsia, 49 vjeç në atë kohë, ishte i lirë dhe historia ka treguar se nuk ishte një flakë kashte. Nga ana tjetër, në një intervistë të vjetër, Rudi e përkufizonte veten si besnik dhe të dashuruar pas historive të gjata, si brenda dhe jashtë fushës. Sot në stolin e Napolit, ka një sërë historish që e lidhin francezin me Italinë, nga filmat e preferuar tek e dashura e tij romake, e njohur në kohërat kur drejtonte Romën.
HISTORIA SIPAS FJALËVE TË TOTIT Në autobiografinë e tij, Françescko Toti e përshkruan kështu lindjen e kësaj dashurie: “Unë e ndjek praktikisht ‘live’, sepse Rudi ha shpesh me ne ‘pleqtë’, dhe kur hedh sytë dhe gjen Françeskën në bufe, një vajzë e bukur nga ‘Rome TV’, i mbetet piruni në dorë dhe goja hapur. Sa elegante, sa buzëqeshje e bukur”. Madje ne tallemi me të, pa e tejkaluar sepse është e nevojshme një distancë e vogël mes trajnerit dhe lojtarëve, por me shumë ëmbëlsi dhe – ta pranojmë – edhe duke marrë pjesë.
Në një botë që njerëzit mendojnë për seksin e shfrenuar, Garsia ka të gjitha simptomat e një dashurie të shkollës së mesme dhe më pëlqen që ai nuk e fsheh këtë. Është një shfaqje besimi dhe janë të gjithë të lumtur për këtë. Shpejt bëhet temë publike dhe kështu ata postojnë ‘selfie’-n e famshme te Koloseu në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar bashkimin e tyre. Romancë e pastër”.
GARSIA DHE ROMA, VENDET E ZEMRËS Edhe vendet romake të preferuara, pavarësisht se nuk është më në Trigoria prej shtatë vitesh, kanë mbetur të njëjta: restorantet “Il Marchese” dhe “Rinaldi al Quirinale” në Romë dhe “L’Isola del Pescatore në Santa Severa”, dentisti Daniele Pucili (njëlloj si Murinjo) që ai vetë u këshillonte lojtarëve, parukerin në Eur dhe vizitat e përvitshme në qytet që nuk kanë munguar kurrë.
Dhe gjithmonë, Garcia ishte në dispozicion të kujtdo që kërkonte një foto ose një autograf. Në Romë ai jetonte midis Eur dhe Casal Paloço dhe në fillim nuk e dinte se vila që kishte marrë me qira, kishte qenë ajo ku policia italiane kishte bërë një sulm për të marrë dhe riatdhesuar Alma Shalabayeva, gruan e disidentit kazak, Abliazov. Ka qenë viti 2013, në vitin 2015, gjithmonë para shtëpisë së tij ka ndodhur një grabitje me armë zjarri, por pa pasoja për të dhe familjen.
TË GJITHA PASIONET I pasionuar pas muzikës (rapi italian, spanjoll dhe francez nga periferia), kitarës dhe gazetarisë, ai e do “Gladiatorin”, por filmi i tij i preferuar është: “Invictus”. Një person shumë bujar, thuajse e pamundur të paguash diçka me të, i apasionuar pas detit, ka zgjuarsinë të kuptojë gjithmonë se ku është dhe me kë. Një shembull? Ishte ai në vitin 2013, i cili kërkoi që pankina e Romës të ishte nën “Curva Sud” dhe jo nën “Curva Nord”. Për statistikë, as Fabio Kapelo dhe Luçiano Spaleti nuk ia kishin dalë ta ndryshonin.
PANORAMASPORT.AL