• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga hero i Kupës së Afrikës, në dështim, tani Dortmundi do ta huazojë në Holandë

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga hero i Kupës së Afrikës, të fituar në fillim të vitit 2024 nga Bregu i Fildishtë (gol vendimtar si në gjysmëfinale kundër Kongos, ashtu edhe në finale kundër Nigerisë), te një dështim me Leganes në La Liga: Sebastian Haller tani konsiderohet i tepërt dhe në 7 ndeshjet e fundit të klubit spanjoll, ku u transferua në huazim për një sezon, ka luajtur vetëm 15 minuta.

Pritet që ai të kthehet para kohe nga huazimi njëvjeçar te Borussia Dortmundit. Zero gola dhe zero asistime për të në 8 ndeshje të luajtura në La Liga (për një total prej 525 minutash), ku ka qenë titullar vetëm në dy raste gjatë dy muajve të fundit.

Megjithatë, kthimi te Borussia Dortmund ka shumë gjasa të jetë vetëm një fazë kalimtare. Sipas gazetës ‘AS’, sulmuesi është pranë transferimit tek Utrechti, klub holandez me të cilin Dortmundi pothuasje ka arritur marrëveshjen për një transferim të përkohshëm.

Next Post

Punimet drejt përfundimit në stadiumin ‘Egnatia Arena’, fokusi te finalet e Euro U-17 ‘Shqipëri 2025’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.