Monday, 27. April 2026
Sport

Nga i padëshiruar në shpëtimtar, drejtuesit e Juventusit gati t’i ofrojnë kontratë të re Alegrit

GS 01/02/2024 1 Min. Lesezeit

Nga i padëshiruar në shpëtimtar, fjala është për Maksimiliano Alegrin i cili verën e shkuar rrezikoi të shkarkohej nga Juventusi.

alegriii

Por sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e “Zonjës” dëshirojnë të takohen me trajnerin përpara pranverës për të diskutuar në lidhje me të ardhmen, jo vetëm për të projektin e tyre të ri, për t’u rikthyer fuqishëm në Champions, por dhe për kontratën e tij, aktualja përfundon në 2025.

Bardhezinjtë nuk dëshirojnë që të nisin sezonin e ri me një trajner që i përfundon kontrata pas një viti, për këtë arsye janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin me të.

Sigurisht, në këtë pikë duhet marrë parasysh edhe vullneti i trajnerit, mbi të gjitha tundimi për të drejtuar në Arabinë Saudite, me sheikët që janë të gatshëm ta “veshin me ar”.

LA-GAZZETTA

PANORAMASPORT.AL

Teilen: