Po vjen koha për takimin e dytë mes Igli Tares dhe përfaqësuesve të Milanit. I pari ndodhi në javën e kaluar me Furlanin.
“La Gazetta dello Sport” raporton se takimi i dytë do të jetë vendimtar për të ardhmen. Pasi në të parin u fol për programet, idetë dhe punën në grup në rreth katër orë dhe Furlani me Tarën, të cilët nuk njiheshin nga më parë, patën mundësinë në Romë.
Sigurisht që u diskutua edhe zgjedhja e trajnerit të ri, ndërsa detaje të tjera kanë qenë të vështira për t’u zbuluar. Tashmë ka vetëm një rrugë, ajo për të mbyllur këtë çështje. Dhe nëse Tarë do të jetë i përzgjedhuri, do të zyrtarizohet në fillimin e majit.
Milani është pranë dështimit në kampionat. Aktualisht ndodhet jashtë zonës së Europës dhe me pak shpresa pas rezultateve negative.
PANORAMASPORT.AL