Futbollistët në La Liga dhe jo vetëm, pavarësisht skuadrës së cilës u përkasin, shpesh përjetojnë situata të parehatshme dhe të tensionuara me disa nga tifozët e tyre që mund t’i detyrojnë të humbasin durimin dhe të sillen në mënyrë të papërshtatshme.
Episodi i fundit me Injigo Martinezin në dalje të ambienteve të klubit të Barçës nuk është i pari dhe as i fundit me shumë gjasa, që një lojtar i Barcelonës do të vuajë për shkak të sjelljeve jo fort të këndshme të tifozëve. Injigo Martinez, Umtiti, Kanselo, Zhordi Alba, Arauho apo dhe Lionel Mesi janë disa nga shembujt e fundit ku një futbollist i Barçës ka jetuar një moment që nuk do të donte ta përjetonte në makinën e tij.
Qendërmbrojtësi francez (Umtiti) ka qenë protagonist në dy raste.
PANORAMASPORT.AL