• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga “Klasikja” e Egjiptit në atë të Spanjës, çfarë duhet të dini për César Soto Grado, kryesorin e Real-Barcelona

26/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e sotme në Spanjë do të luhet një pjesë e mirë e sezonit pasi Real-i i Madridit pret në “Bernabeu” rivalen e madhe, Barcelonën. Kjo ndeshje i është besuar për tu gjykuar një arbitri me eksperiencë siç është César Soto Grado.

45-vjeçari nga Candeleda numëron deri më tani 127 takime në La Liga. Në këto takime ai ka nxjerrë kartonin e verdhë plot 638 herë ndërsa të kuqin 17 herë. Në këto takime Soto Grado ka akorduar 43 penallti.

Kryesori në fjalë njihet për kompetencën e treguar në fushë pasi promovimin në La Liga e fitoi vetëm pas një sezoni të kaluar në Secunda Division në 2019-ën.

Ai ka gjykuar plot 22 herë Real-in e Madridit. Në këto takime klubi kryeqytetas numëron 14 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje. Ndërsa Barcelonën e ka gjykuar në 14 takime prej të cilave ekipi katalan ka fituar 6, barazuar 3 dhe humbur 5.

César Soto Grado ka mjaft eksperiencë në takimet, të cilat nuk luhen vetëm në fushë ku rivaliteti shkon përtej futbollit. Ai është zgjedhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit për të drejtuar një ndeshje mes Al Ahly dhe Zamalek, takim ky që konsiderohet si një “Clásico” i vërtetë për shtetin afrikan.

Next Post

El Clasico: Real Madrid – Barcelona, përballja më e madhe e futbollit botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.