Goli i shënuar në barazimin 2-2 mes Holandës dhe Spanjës vetëm sa konfirmoi cilësitë e shfaqura te Milani nga Tizhani Reijnders.
Sezoni në nivel ekipor nuk po shkon shumë mirë dhe kjo është e qartë për të gjithë. Megjithatë, nëse ka nota pozitive te kuqezinjtë, pa dyshim vijnë nga mesfushori, i cili këtë vit ka bërë vërtet një hov në cilësi për sa i përket efikasitetit përpara portës.
Për Reijnders, 13 gola në total, pas vetëm 4 sezonit të kaluar dhe pas 7 të arriturave në dy vite me AZ në Holandë.
Për momentin, Pulisiç dhe Reijnders janë golashënuesit më të mirë të Milanit në Serinë A me 9 gola, por me të paktën 12 ndeshje në dispozicion, situata mundet vetëm të përmirësohet.
PANORAMASPORT.AL