• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga komenti për Maldinin tek e ardhmja, Ibra: Gati për Milanin, Tonalin e mësova që…

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nga ata që qajnë, e të tjerë që marrin autografin e çmuar. Ka edhe nga ata që u dridhet zëri nga emocionet, si një zonjë bionde në mesomoshë nuk mund të qetësohet pasi ka përqafuar Zlatan Ibrahimoviçin.

ibrahimovic

I pranishëm në një event promovues, suedezi ka dhënë disa deklarata për “La Gazzetta dello Sport”.

PA NGUT – Dhe pak metra larg është stadiumi “Gewiss”. Dy gola atje në karrierën e tij, një me Interin dhe një me Milanin dhe të jesh një hap larg një prej stadiumeve që frekuentonte në karrierën e tij thuajse duket si një kthesë e fatit. Edhe nëse duhet thënë se gjendja e tij shpirtërore habit, teksa deklaron:

“Tani ndihem i qetë, shumë i qetë dhe kjo gjë më befason, sepse nuk e kisha menduar se do të isha kështu. Mendova se do të isha shumë më i stresuar. Ja që, të ndihesha kështu… është diçka e mirë”. Aq i qetë sa e shijon muajin e parë të jetës së tij me vetëdijen se nuk ka më një sezon futbolli që duhet ta gjejë gati. Aq i qetë sa shmang në mënyrë drastike çdo hipotezë për një ndeshje:

“Kam vendosur të ndaloj, por nuk e kam ende këtë ide. Le të shohim se çfarë do të ndodhë tani, nuk ka nxitim dhe do ta marr me qetësi. Ka kohë. E keni parë Rikelmen, jo (ndeshja e lamtumirës nëntë vjet më vonë)? Pa dyshim që vazhdoj ta ndjek futbollin, por nuk është gjithçka. Kur shkëputesh dhe e shikon vetëm nga jashtë, është tjetër gjë”.

RRITJA – Sigurisht, disa konsiderata për Milanin nuk mund të mungojnë. Mbrëmë, për shembull, Zlatan u fotografua duke përqafuar Paolo Maldinin në koncertin e grupit “Coldplay” në “San Siro”. “Po, më dha dhe i dhashë një përqafim të madh… Në fakt shkëmbyem vetëm disa fjalë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe më vjen keq që nuk ishim bashkë kurrë në një ekip. Por punuam së bashku, fituam së bashku.

Pastaj, për gjithçka tjetër, nuk e di se çfarë ndodhi. Më vjen keq për Paolon, sepse ai është një flamur i Milanit”, shpjegoi suedezi. Natyrshëm, diskutimi kalon nga Maldini te Tonali – ose te një tjetër kuqezi në largim.

“Nëse ai është gati për Anglinë? Po, them se po. Sigurisht, varet nga ai. E bëra të kuptojë mentalitetin e duhur që duhet të ketë për të fituar dhe ai fitoi. Ai është rritur shumë me Milanin, ka një përgjegjësi të madhe dhe ende duhet të rritet, por do t’ia dalë në Angli dhe do ta bëjë në mënyrën më të mirë”. Nga ana tjetër, tifozët kërkojnë që Ibra të kthehet te kuqezinjtë dhe ai shpalos një buzëqeshje të madhe. Duket që Milanin e ka ende në kokë e jo vetëm si kujtim.

“Jam krenar për faktin që njerëzit duan të më shohin sërish te Milani, pavarësisht se do të bëhej për një rol tjetër. Milani ka mbetur në zemrën time, ajo që kam kaluar me atë klub është diçka që mbetet. Dhe më pas të shoh pasionin e fansave si sot është diçka që më jep shumë.

Kanë kaluar vetëm tri javë, ndoshta do të rikthehem të luaj, nuk i dihet kurrë. Ndoshta për një muaj jam në grumbullim me Milanin…”. Zlatan e thotë duke qeshur, ai nuk do të kthehet më. Por të gjithë që e dëgjonin në atë moment do të dëshironin që të ishte tmerrësisht serioz.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

3 lojtarët që do të largohen nga Juventus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.